Flash News

KRYESORE

Nuse në kohë pandemie, martohet "Gymysh"

Aktorja e njohur Songül Öden, që shqiptarët e njohin masivisht për rolin e "Gymysh" në serialin turk me po të njëjtin titull, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private me biznesmenin e njohur Arman Bıçakçı.

Edhe pse ishte një ceremoni pothuaj e izoluar dhe me një rreth të ngushtë të ftuarish, mediat kanë arritur të sigurojnë disa foto, të cilat janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Pas pothuaj 4-vjetësh bashkë, Songul dhe Arman kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.

Aktorja zgjodhi të veshë një fustan nga marka “Barrus Landon” dhe një kurorë “Gaios”. Po kështu, edhe për flokët dhe grimin, zgjodhi dy nga emrat më të mirë mes personazheve të njohur në Stamboll, Sedat Temur dhe Onur Gürbiz.

Të fundit