Flash News

KRYESORE

'Nxehet' gara presidenciale në SHBA; Trump i kërkon rivalit të tij, Biden, të bëjë testin e drogës

'Nxehet' gara presidenciale në SHBA; Trump i kërkon rivalit

Presidenti amerikan Donald Trump ka sfiduar kundërshtarin e tij politik, Joe Biden, që t’i nënshtrohet testit të drogës para debatit të tyre të parë muajin tjetër, duke shtuar se është i gatshëm plotësisht që ta bëjë edhe ai vetë.

Në një intervistë për Washington, Trump u shpreh se ai kishte vënë re një përmirësim të papritur të performancës së Biden në debatet televizive të demokratëve. Në fakt kjo është një taktikë e përsëritur e presidentit amerikan kundrejt rivalëve të tij. Të njëjtën gjë Trump ia sugjeroi edhe kundërshtares së tij të atëhershme,Hillary Klinton, përpara takimit të tyre të fundit live në TV.

Presidenti Trump, u shpreh ditën e djeshme se aftësitë debatuese të Biden ishin përmirësuar dukshëm në debatin e tij të fundit. Sipas tij, ish-nënkryetari i ShBA-së "nuk ka qenë koherent" gjatë disa prej 11 debateve televizive live në të cilat garoi kundër kandidatëve të tjerë potencialë për të qenë rivali i Trump.

Në kohën e debatit të fundit më 15 mars, fusha ishte vetëm për Biden dhe Senatorin Bernie Sanders.

"Unë nuk e di se si ai (Biden), i cili ka qenë i paaftë në shfaqjet e tij të debatit, menjëherë të jetë në rregull dhe të mund Bernien,"- tha Trump.

Biden dhe Trump do të kenë tre debate përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit që do të zhvillohen në Cleveland, Ohio, në 29 Shtator, në Miami, Florida, më 15 tetor, dhe Nashville, Tenesi, më 22 tetor.

Ekipi i Biden nuk ka reaguar ende ndaj vërejtjeve të Trump për testin e drogës.

Të fundit