Flash News

KRYESORE

Nxënësi mposht mësuesin, Londra vishet blu në derbin e futbollit

Nxënësi mposht mësuesin, Londra vishet blu në derbin e

Jose Mourinho e nisi mirë aventurën e tij te Tottenham, por ka një problem. Trajnerit portugez nuk po i ecën me ish-skuadrat e tij. Humbja me Manchester United nuk ishte krejt rastësi, sepse sot Tottenham i tij u mposht 2-0 edhe nga Chelsea.

Frank Lampard cilësohej nxënës i profesorit të quajtur ndryshe "The Special One" dhe sot e mposhti me lehtësi. Sigurisht, pati edhe paksa fat, por këtë ndër vite e ka patur Mourinho.

Willian ishte lojtari i cili zgjidhi takimin me dy golat e shënuar në pjesën e parë. Golin e parë e shënoi pas vetëm 12 minutash lojë, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë provoi një penallti, të cilën e ktheu në gol.

Tottenham e mori paksa veten në pjesën e dytë, por Son bëri atë që nuk pritej duke i prishur jo pak punë ekipit. Mesfushori goditi gjermanin Rudiger dhe arbitri e largoi me të kuqe pasi u ndihmua edhe nga VAR.

“Blutë e Londrës” me këtë fitore e shohin veten në vend të katërt me 32 pikë, ndërsa Tottenham mbetet në vend të shtatë me 26 pikë.

Të fundit