Nxënësit i bashkohen protestës, mësuesit telefonojnë prindërit

Nxënësit e gjimnazeve nga “Harry Fultz”, “Qemal Stafa”, “Aleks Buda”, “Partizani”, “Sami Frashëri”, etj, kanë bojkotuar mësimin duke iu bashkuar protestës së studentëve në ditën e shtatë të tyre.

Gjimnazistët në protestë bëjnë me dije për Politiko.al se mësuesit e tyre kanë telefonuar prindërit që t’i lënë nxënësit t’i bashkohen protestës së studentëve. Po ashtu protestës i janë bashkuar dhe mësues gjimnazesh.

Nxënësit kanë patur mbështetjen e mësuesve të tyre dhe të prindërve. Gjimnazistët kanë vënë në duar lidhëse të bardha, si simbol “apolitik”.