Flash News

KRYESORE

Nxënësit shqiptarë me nivel më të ulët dijesh se mesatarja e botës, Japonia e para

Nxënësit shqiptarë me nivel më të ulët dijesh se

Sipas një studimi nga OECD, nxënësit shqiptarë rezultojnë nën nivelin mesatarë sa i përket dijeve që marrin në shkollë.

Në studim janë marrë 120000 nxënës 15 vjeç nga 52 vende të botës, duke dal në përfundimin se sipas kategorive performanca ne lëndët shkencore është më e ulët në krahasim me vendet e OECD-së. Ndërsa në lexim ka pothuajse një nivel mesatar.

Sa i përket ndarjeve gjinore, mesatarisht në të gjitha vendet vajzat kanë një nivel më të lartë të dijeve në krahasim me djemtë , 1.6 herë më shumë në zgjidhjen e problemeve, leximin dhe bashkëpunimit në grup.

Vendet me nxënësit me nivel më të lartë janë ata të Japonisë, Finlandës në Evropë, Kanadasë, por dhe ata të Amerikës së Veriut dhe kontinentit Australian.

Një tjetër gjetje pozitive ishte dhe ajo për nxënësit që ndjekin mësimet e edukimit fizik ose luajnë sporte në përgjithësi. Ata kanë një qëndrim më pozitiv në sjelle dhe janë bashkëpunëtorë, pra ndihmojë nxënësit e dobët.

Të fundit