Flash News

KRYESORE

Nxirret i vdekur një person nga ujërat e Osumit

Nxirret i vdekur një person nga ujërat e Osumit

Trupi i një personi të mbytur është nxjerrë nga ujërat e lumit Osum ditën e sotme. Policia bën me dije se viktima është Nuri Jazi nga fshati Molisht i Beratit.

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupin nga lumi. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

 Më 31.10.2017, rreth orës 10:10 në Sallën Operative ka mbëritur një telefonatë se një shtetas është konstatuar nga banorë të rastit i mbytur në lumin Osum dhe trupi ndodhet ende në rrjedhën e lumit.

Menjëherë në vendngjarje mbritën shërbimet e policisë dhe eksperti mjeko-ligjor ku në bashkëpunim me shërbimet e zjarrëfikses bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pa jetë nga lumi.

Nga verifikimet paraprake rezulton se: Shtetasi N.J, 57 vjeç, banues në Molisht, Berat, dyshohet të jetë vetmbytur.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Trupi i pa jetë u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Berat për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Të fundit