Flash News

KRYESORE

Nxitësit e tifozëve meshkuj do të bëjnë histori këtë vit në ‘Super Bowl’

“Për herë të parë në Ligën Kombëtare të Futbollit, Quinton Peron dhe Napoleon Jinnies, do të mbështesin skuadrën e Los Angeles Rams gjatë Super Bowl-it të së dielës”, raporton LA Times. Ky do të jetë një moment historik për ligën.

"Ata ishin të kualifikuar dhe kishin fituar vendin e tyre. Ata kishin bërë një punë të mahnitshme dhe meritonin të ishin në ekip", i tha gazetës shefi operativ i Rams, Kevin Demoff.

Peron dhe Jinnies, të cilët janë të dy kërcimtarë të trajnuar klasik, zyrtarisht u bashkuan me ekipin 40-anëtarësh të Rams në mars. Suksesi i tyre e frymëzoi nxitësin e tretë të tifozëve, Jesse Hernandez, për t'u bashkuar me nxitësit e New Orleans.

Të fundit