Flash News

KRYESORE

Nxori gishtin e mesit në ceremoninë e hapjes së Botërorit, Robbie Willimas tregon arsyen e këtij gjesti

Nxori gishtin e mesit në ceremoninë e hapjes së Botërorit,

Robbie Willimas u komentua gjerësisht në media për gjestin e ulët që tregoi para kamerave gjatë performancës së tij në ceremoninë e hapjes së kampionatit botëror të futbollit ‘Rusi 2018’.

Ndërsa performonte në fushë, në një moment këngëtari i famshëm i tregoi kamerës gishtin e mesit.

Ky veprim u konsiderua fyes nga mediat, ndërsa një javë pas këtij veprimi këngëtari ka treguar arsyen se pse e bëri një gjest të tillë.

“Isha nën presion të madh, sepse kishin mbetur edhe një minutë performancë dhe nuk e dija si ta zgjasja shfaqjen dhe kështu vendosa të bëja gjestin me gisht. Nuk ishte me plan. Plani ishte që të këndoja në sinkron dhe të mos rrëzohesha nga skena”, u shpreh këngëtari i njohur.

Të fundit