Flash News

KRYESORE

Nxorri shpatullën për shkak të dhunës së policëve, Sahit Dollapi i nënshtrohet operacionit

Nxorri shpatullën për shkak të dhunës së policëve,

Pas tre ditësh qëndrimi në Spitalin e Traumës, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike Sahit Dollapi i është nënshtruar një operacioni në shpatull.

Mjekët që u kujdesën për të, janë shprehur për Televizionin Ora se ndërhyrja zgjati rreth një orë e gjysmë ndërsa gjendja shëndetësore e Dollapit është stabilizuar.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike do të qëndrojë në Spitalin e Traumës edhe dy ditët e ardhshme ndërsa më pas do të marrë mjekimin në shtëpi.

Sahit Dollapi pësoi dëmtime në shpatull ditën e shtunë, gjatë protestës së opozitës, ku u dhunua nga efektivë të policisë.

Të fundit