NY Times: Zgjedhjet lokale të Shqipërisë janë një test për demokracinë e vendit

Gazeta e përditshme popullore në SHBA, New York Times, i ka kushtuar një artikull krizës që Shqipëria po kalon dhe zgjedhje lokale.

“Zgjedhjet lokale të Shqipërisë zakonisht nuk provokojnë shumë interes përtej kufijve të vendit, por zhvillimi i votimeve ose dështimi i saj, duket vendimtar për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e vet për të nisur negociatat për anëtarësimin e plotë me Bashkimin evropian. “, shkruhet në artikull.

Ndërsa Partia Socialiste që drejton vendin po këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve, opozita po bojkoton votimin dhe thotë se dot a ndalojë atë që të zhvillohet.

Presidenti i Shqipërisë, me një simpati për opozitën ka shkuar një hap më tej duke deklaruar se votimi është anuluar, por qeveria refuzon që t’i bindet.”

NY Times ndalet te fakti që muajt e fundit akne qenë të mbushura me protesta, ku nuk ka munguar dhuna, e tension pritet që të ndodhë ditën e diel.

Gazeta amerikane vë në dukje faktin që bota perëndimore i ka bërë thirrje opozitës që të shmangë dhunën, si edhe nga 3.5 milionë njerëz me të dejtë vote, vetëm 2.9 pritet të votojnë në Shqipëri.

Për diasporën, në numër të madh, nuk ka lehtësira për të votuar.

“Për Partinë Demokratike, të qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Lulzim Basha, çështja nuk ka të bëjë me zgjedhjet lokale. Ata po përpiqen që të organizojnë zgjedhje parlamentare të parakohshme, duke pretenduar se korrupsioni në qeveri, vjedhja e votave dhe lidhje me krimin e organizuar janë ën nivele mjaft të larta.”

NY Times ndalet edhe te fakti që mazhoranca ka nisur procedurat e shkarkimit të presidentit Meta. ‘Por vendimin final e merr Gjykata Kushtetuese, që nuk ka funksionuar në vitin e shkuar për shkak se gjyqtarët e këtij institucioni u shkarkuan nga puna.”