All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“O djem rrëmbeni armët”, PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës

“O djem rrëmbeni armët”, PS kërkon përjashtimin
All - Paragraf - 1

Grupi Parlamentar i PS kërkon përjashtimin e deputetit të PD, Sali Berisha.

All - Paragraf - 3

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla deklaroi se kërkesa i është dërguar Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar Berishën, pasi sipas tij ka lëshuar thirrje antikushtetuese nga foltorja në seancën e sotme, duke thënë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri.

“Berisha bëri thirrje antikushtetuese. Partia Demokratike duhet të distancohet nga kjo retorikë”, u shpreh Balla.

Këto thirrje Berisha i bëri drejtuar mazhorancës sa i takon amendamenteve për vettingun në politikë.

“Edhe një herë ju bëj thirrje, momenti është kritik, unë ua them se bëni një gabim, më të rëndin që mund të keni bërë, nëse ju përdorni kartonët e zeza, të nxira të krimit siç i keni…

Në rast se ju përdorni sot këtu, diktatin e krimit si përfaqësues të tij për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët, përndryshe ju garantoj se forca do t’u shkulë nga këto karrige, për ndryshe në rrugët e Shqipërisë do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, theksoi Berisha.

Të fundit