Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kastriot Çipi
Më mirë qen në Itali, se sa pensionist apo fëmijë në Shqipëri! Sepse qentë në Itali kanë të drejtë të dalin shetitje çdo ditë. Madje nëse nuk i nxjerrin dot të zotët, vijnë vullnetarët i marrin në shtëpi dhe i kthejnë pas shëtitjes. As ata që janë në moshë pune, por nuk punojnë, nuk janë më mirë se qentë italianë, sepse duhet ta ndajnë orën e liridaljes me bashkëshortin ose fëmijën e rritur.
Nuk janë më mirë as se kriminelët, që vuajnë dënimet për krime në burgjet shqiptare, sepse edhe ata kanë dy orë në ditë “ajrim”, pra kohë të lirë në oborrin e burgut. Ky është dënimi kolektiv, antikushtetues, që na ka caktuar politika. Them politika dhe jo qeveria, sepse as presidenti, as opozita, nuk i kanë kundërshtuar masat që ka marrë qeveria.
Por inati im nuk është me politikanët. Ata po bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë: po na shtypin dhe madje po tallen me ne. Inati im është me ty, idiotin që rri i strukur në shtëpi, i mbushur në brekë nga frika e “armikut të padukshëm”, që je gati të jetosh gjithë jetën në strofullën tënde, mjaft të shpëtosh nga vdekja. Me ty që, siç ka thënë Linkolni, je gati të heqësh dorë nga liria, në këmbim të sigurisë dhe nuk meriton as lirinë, as sigurinë. Inati im është edhe me demokracinë, që ende nuk ka arritur të zhvlerësojë votën e idiotit, në raport me votën e njeriut inteligjent, që dyshon, analizon dhe gjykon.
Ka dyzet ditë që të kërkoj, ty, idiotin taksapagues e votues, që do të votojë këtë qeveri në vitin 2021, sepse mendon se të shpëtoi nga vdekja. Dua të të ulëras në fytyrë, ndonëse e di se ka pak shanse të më kuptosh. Të të them se unë nuk mund të shpallem fajtor, për një krim që nuk e kam kryer. Unë nuk duhet të karantinohem, përderisa nuk jam diagnostifikuar si bartës i virusit. E nëse jam bartës, sërish nuk e kam unë fajin, përderisa është qeveria që nuk më lejon të bëj testin.
Por edhe nëse jam bartës dhe i testuar, prapë kam të drejtë të jetoj jetën time, duke garantuar shëndetin tënd. Kam të drejtë të dal në rrugë, me maskë e me doreza, të shkoj në punë, në teatër, në stadium, në plazh, si të gjithë ata që vuajnë nga HIV/AIDS apo sëmundje të tjera infektive. Sepse e vetmja mënyrë, o idiot, që unë të të infektoj ty, është të kollitem para teje dhe një pikël pështyme të fluturojë nga goja ime në tënden! E kupton, o idiot, sa i ulët është probabiliteti i infektimit tënd prej meje? Duhet ta kemi të dy gojë të hapur dhe unë ndërkohë të kollitem përballë teje!
Por virusi nuk është dron i telekomanduar! Nëse unë kam maskë dhe ti ke maskë, sidomos nëse ti ruan edhe largësinë 1 metër, nuk ka asnjë shans që pikëza e pështymës sime të infektuar të mbërrijë në mushkëritë e tua.
Ah, po, ti do të thuash se mund të infektohesh edhe nëse prek një sipërfaqe që e kam prekur unë. As kjo nuk është e saktë. Unë duhet ta kem prekur atë sipërfaqe pasi të kem pritur me dorë piklat e pështymës, që kanë fluturuar gjatë kollitjes sime. Jo vetëm kaq, por ti or idiot, që të infektohesh, duhet që, pasi të prekësh atë sipërfaqe të kontaminuar, të futësh gishtat në gojë ose në hundë. Edhe për këtë unë e kam fajin o idiot? Pse nuk e ke ti, që nuk ke mësuar ende se nuk duhet të futësh në hundë ose gojë gishtat e palarë? Nëse nuk rri dot pa i futur, mjafton t’i lash dhe “fajësia” ime bie.
Ti, idiot, shpesh je me universitet, me raste edhe me master. Ti di anglisht, përdor kompjuterin, lexon lajme në rrjete sociale e faqe mediash, por prapë mbetesh idiot. Sepse ti nuk do t’ia dish për atë që quhet “imunitet i tufës”, pra për infektimin masiv të popullatës së shëndetshme, të parrezikuar, që krijon imunitet ndaj virusit. Ti do që të gjithë të respektojnë frikën tënde idiote. Të jetojmë të gjithë si kavie laboratori. Ti nuk do t’ia dish për faktet shkencore të provuara tashmë. Nuk do t’ia dish që 80% e njerëzve e kalojnë këtë virus pa asnjë simptomë (që mund të jetë edhe 99%, përderisa ende nuk ka as testime paraprake, as teste serologjike). Nuk do t’ia dish që 15% e kalojnë me simptoma të lehta, si çdo grip stinor, vetëm me lëngje e vitaminë C. Ti më tund para syve shifrën 5% të atyre që mund ta kalojnë me vuajtje, të atij 1%-shit që rrezikon të humbë jetën.
Ti më quan “vdekjendjellës” sepse unë dua që të gjithë të shëndetshmit të jetojnë jetën në liri. Por përgjigja ime për ty, “avokatin” e atij 1%-shi të rrezikuar është kjo: Nëse je mbi 65 vjeç (pra në moshë pensioni), e di që vuan nga 3 apo 4 patologji të tjera dhe nuk beson se maska dhe dorezat të mbrojnë RRI NË SHTËPI OR MUT! Rri ti ama, por mos hap gojën të thuash se duhet të rri edhe unë. Se unë nuk kam asnjë faj, as për moshën, as për patologjitë e tjera, që ke ti dhe as për infektimin tënd potencial me Covid-19, sepse nuk po vij të të thyej derën e shtëpisë, të të hap gojën me duar e të të pështyj në gojë!
Ti mund të kesh para mënjanë. Por nuk ke asnjë të drejtë të dënosh me uri, ata që nuk kanë. Je i lexuar, di të gjesh informacion në Internet. Informohu se 5% e shqiptarëve janë të kequshqyer, sipas OKB. Ti mund të kesh shtëpi të madhe, ndoshta me oborr, me korridor të gjatë e ballkon të gjerë, por ka njerëz në këtë vend që flenë nën katrama, sepse ua ka prishur shtëpinë tërmeti dhe me karantinën alla shqiptare nuk shkojnë dot as në gropën septike, që kanë improvizuar dhjetë metra më larg. Ti mund të kesh një punë, që të lejon të punosh nga shtëpia, por shumica e shqiptarëve nuk e kanë fatin tënd. Gjysma e shqiptarëve duhet të punojnë tokën, duhet të mbjellin këtë muaj, që të kenë ç’të korrin e ç’të hanë në vjeshtë. Ti mund të paguash më shtrenjtë ushqime të importuara në vjeshtë, por ata duhet të vdesin, nëse nuk mbjellin tani.
Ti mund të kesh prindër që kanë patologji nga ato që klasifikohen të rrezikshme në kombinim me Covid-19. Të takon ty t’i ruash, jo mua! Mua më takon të ruaj prindët e mi, që vuajnë nga sëmundje të cilat përkeqësohen nga stresi, mungesa e diellit dhe e lëvizjes. Unë dua t’i nxjerr në shëtitje dhe kur dal me ta, nuk ta le ty në dorë sigurinë e tyre.
Ti mund të duash t’i mbash fëmijët e tu brenda katër mureve, me playstation e iPad, por unë dua që fëmijët e mi ta kuptojnë qysh tani çfarë është liria, jo vetëm liria fizike. Ti do të rrisësh larva që do të punojnë pa bërë zë për të siguruar të mirat materiale. Unë dua që fëmijët e mi të ëndërrojnë ta bëjnë botën më të mirë dhe për këtë arsye ata duhet ta urrejnë “distancimin social”.
Pra, hesht idiot! Hesht më mirë dhe mos e hap kamaren tënde dixhitale. Mos lavdëro qeverinë e vetme në Europë, që burgosi pa faj një popull të tërë. Përndryshe do të të pështyj në fytyrë, kur të të shoh në rrugë dhe atëherë do të uroj të jem i infektuar nga virusi!
*Në faqen e Facebook të autorit. Kastriot Çipi është regjisor.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38