Flash News

KRYESORE

“O reagojmë o pranojmë gishtin e mesit të KM”, protestë  kundër projektligjit për lojërat e fatit

Projektligji i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive ka hasur kundërshtimin e pronarëve të lojërave të fatit por edhe të punonjësve.

Sipas relacionit të këtij projektligji qëllimi është ndërprerja e ushtrimit të aktivitetit të basteve sportive dhe përmbushjen e afatit të përcaktuar në këtë projektligj deri në datën 31 dhjetor 2018.

Punonjës, pronarë e bashkëpunëtorë të këtyre bizneseve do të zhvillojnë një protestë këtë të martë përpara Kryeministrisë.

Punonjes! Bashkepunetor! Pronare! Qeradhenes dhe biznese mbeshtetse! Ditene e marte ora 10:00 PROTESTE prane zyrave te kuvendit perballe kryemisnistrise. Mijera njerez pa pune pa ju dhene asnje lloj shansi apo kohe! TE NDRYSHOHET PROJEKTLIGJI QE NA HEDH NE RRUGE! Familjet, shoqeri e miqesi, kushdo qe ndan me ju kete shqetesim: O REAGOJME TE MARTEN ORA 10:00, ose pranojme gishtin e mesit te KM!”, thuhet në thirrjen e bërë nga organizatorët e protestës në Facebook.

Të fundit