Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
O sa mirë me qenë shqiptar? Lista me renditjen e 'vlerës së pasaportave'. Gjermanët kryesojnë. Shqipëria e fundit në Ballkan
Sipas Indeksit të Kufizimit të Vizava (Visa Restricitons Index) të publikuar muajin e shkuar nga Henley & Partners, një nënshtetas britanik mund të hyjë në 173 vende, nga 218 që ka bota, pa viza, ose me një vizë në aeroport.
Ndërkohë, një shtetas indian (dikur edhe subjekt i Madhërisë së saj kur India ishte pjesë e Komonuelthit britaniik) mund të shkojë pa vizë vetëm në 52 nga këto vende.
Britania është në vendin e tretë në listën e pasaportave më të vlefshme në botë. Gjermania është e para. Qytetarët gjermanë mund të lëvizin pa viza në 175 vende. Fundin e listës e mbajnë pasaportat e vendeve të pritshme për të qenë aty Afganistani, Siria dhe Somalia.
Shqipëria është në vendin e 55-të, poshtë Moldavisë që është një pozicion më lart. Shqipëria me pasaportën e saj u lejon nënshtetasve të saj më pak destinacione pa viza krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
#Renditja e vlefshmërisë së pasaportave për vitin 2017. Sipas Henley&Partners.