‘O “të marrë”, nuk e mbani mend?’ Luan Rama kujton dy fjalimet e kryeministrit për integrimin: Shqipëria i ka çelur negociatat plot dy herë

Zëvendsëkryetari i LSI, Luan Rama kujton dy nga fjalimet e kryeministrit Edi Rama, njëri në nëntor të 2016 dhe tjetri në prill të 2018. Në të dyja fjalimet Rama flet me tone pozitive për procesin e hapjes së negociatave, duke përmendur progresin e Shqipërisë dhe duke theksuar se jemi në rrugën e drejtë drejt BE.

“Vërtetë nuk e mbani mend? Kaq shpejt e keni harruar?!

Madje, ai, gojëtar e orator si ai, e ka thënë me zë e me figurë. Edhe me shumë emocion; me zërin që i dridhej e me frymëmarrjen e tendosur që gati-gati sa nuk i mekej prej padurimit për të përballuar gëzimin. Edhe me sytë e përlotur prej magjisë e kënaqësisë bashkë. Ai tha: “Shqipëria i ka hapur negociatat”.

Dhe pas tij rendën dhe e thanë edhe ato, ministreshat punëmira.

Ndaj, çfarë negociatash prisni që të hapen nesër o “të marrë”?!

Lërini shakatë e mos na ktheni pas në kohë. Sepse nuk mund të bëhet shaka me të gjeturat dhe arriturat e Kryeministrit dhe të qeverisë së tij.

Shqipëria i ka çelur negociatat.

E ka thënë Edi Rama. Ai nuk gënjen!”-shkruan ndër të tjera Luan Rama duke sjellë edhe dy fjalimet e kryeministrit me video.