Flash News

KRYESORE

"O ujor i vogël, ëndërrimtare dhe pozitive", kolegët reagojnë pas postimit të Elvana Gjatës

Që pas ngjarjes së vrasjes në ish-bllok ku i përfshirë ishte dhe Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, kjo e fundit ka reaguar mbrëmë për herë të parë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, Elvana Gjata ka treguar se sa të vështirë e ka pasur këto kohë të merrte veten pas gjithë sulmeve mediatike dhe nga njerëzit. Elvana ka shkruar se nuk e ka pasur aspak të lehtë dhe se ndihet e dërrmuar.

Pas postimit, shumë nga kolegët e saj kanë reaguar me komente në Instagram, duke e mbështetur atë.

Çiljeta shkruan: O Ujor i vogël ti, ëndërrimtare dhe pozitive. Njerëzit e kanë gjithmonë një gjë për të thënë, i mirë apo i keq qofsh. Ndaj shtyp ditën jeshile tani dhe vazhdo atë ëndrrën tënde. Të dua shumë pipiruqe.

Lori Hoxha: Po të prisnim.

Aurela Gaçe: Elvana Gjata jepi, vazhdo të bësh atë që do

Olta Daku: Ka mundësi mos mungosh më kaq shumë? Të dua

Komentet e tjera nga artistë e kolegë të Elvanës mund ti shihni në fotot e mëposhtme:

Të fundit