O Ylli kur do e publikosh ‘Hanën’?

Në ditën e parë të vitit 2020, në janar, në specialen e zhvilluar nga Klan Kosova me “Prive”, të ftuar ishin dhe Ylli Limani e Flori Mumajesi.

Teksa flisnin për projektet muzikore, dyshja këndoi një refren të këngës që kishin punuar bashkë – që nuk dihet nëse do vijë vetëm nga Ylli apo në bashkëpunim me Florin. Kënga “Hana” goditi që në momentin e parë dhe fansat presin me padurim këtë këngë.

Madje, në rrjete sociale dhe Youtube gjen pafund covera të kësaj këngë, me aq sa është kënduar në “Prive”. Ylli ka dhënë lajmin që së shpejti do publikojë një këngë të re por nuk dihet nëse do të jetë “Hana”.

Me pak fjalë, kur do e publikosh këngën “Hana” o Ylli se na plase?