Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Obituar/ Roger Scruton, i djathti në erën e fanatizmit të majtë
Mëngjeseve të ftohta të dimrit, ose të çdo stine, nuk kishte kënaqësi më të madhe për Roger Scruton-in sesa të rehatohej në në kilotat e leshta dhe një pallto, të mbathte çizmet, t'i hipte kalit të tij të vjetër, dhe të nisej për gjueti. Jeta e tij, kishte konkluduar, si Galia e Çezarit ndahej në tri pjesë. Në të parën ai ishte një i ri i përzishëm, duke luftuar me një baba, socialist të paepur dhe shpesh të dehur, i cili, pasi ai kishte fituar një bursë në Cambridge, nuk i fliste më. Në pjesën e dytë, dhe të papushim, ai udhëtoi, shkroi dhe ndërtoi një jetë akademike në filozofi, në Kolegjin Birkbeck dhe gjetkë. Dhe, në të tretën, nga fillimi i viteve 1990, ai shkoi për gjueti. I ndërthuri brenda një aktiviteti tre pasionet e tij të qëndrueshme: konservatorizmin, kontroversialitetin dhe anglofilinë.
Nuk kishte dyshim se, në vitet e mes-jetës dhe më vonë, ai ndiehej shpesh si një dhelpër, individ i ndarë nga specia e vet për t'u targetuar dhe vrarë. Mendimet e shprehura e lanë larg universiteteve dhe e përjashtuan nga një komision qeveritar - megjithëse, meqë frazat e tij ishin shtrembëruar, ai u rikthye shpejt. Kaq shumë figurë të përçmuar e bënë në Kolegjin Birkbeck saqë angazhohej edhe si nëpunës gjykate në rast se e hiqnin nga puna. Në kundër-rrymë me ortodoksinë mbizotëruese moderniste të së majtës liberale, duke vajtuar humbjen e gjithçkaje, që nga arsimimi klasik, vetëpërmbajtja dhe deri te vetë Anglia, ai shpesh e gjente veten po aq të vetmuar sa amatorët e fshehtë të makinave të garave Reynard.
Duke qenë vetëm, ai fshikullonte edhe më shumë. Shënjestrat që ia vlenin sulmin shtriheshin në secilën anë, duke filluar nga gjepurat qesharake të Marksit dhe Foucault-it dhe moralizimet e atyre që i promovonin: fanatizmi i pashoq i së majtës. Më pas ai kaloi te "intelektualët" majtistë, budallenjtë, sharlatantët dhe agjitatorët, siç i karakterizoi në "Mendimtarët e së Majtës së Re" më 1985. Ai iu përvesh multikulturalizmit, i cili i dëmtoi fëmijët e emigrantëve, duke mos i mësuar me traditat dhe zakonet e Anglisë -si edhe akuzave qesharake se ai ishte racist, dhe jo patriot, për nxitjen e këtij argumenti në Salisbury Review, ku ishte redaktor. Më pas pati kureshtjen zëlartë nëse homoseksualizmi, ashtu si inçesti, ishte stigmatizuar për arsyen e përligjur se kërcënonte mbijetesën e shëndetshme të racës njerëzore.
E gjithë kjo e futi në telashe të shumta. Ai nuk e shihte dot psenë e kësaj. Të shprehte hapur mendjen e vet, me siguri nuk duhet të ishte gjë kaq e patolerueshme. Shkarja më e madhe e tij, nga morali që shihte tek venitej në të gjitha anët, erdhi kur ai nuk doli hapur, por komplotoi fshehurazi në 2002 për të vendosur artikuj pro-duhanpirjes në disa revista ndërsa merrte një tarifë nga Japan Tobacco. Turpërimi që pasoi i ndërpreu jetën akademike dhe bëri që të ikte në Amerikë, me plagët e lebrozisë së tij, siç e pranoi, të merituara. Pas disa vitesh u kthye, sidoqoftë. Duhej: i mungonte kaq shumë gjuetia.
Një Hegelian në Albion
Peizazhi ku ai kalëronte ishin tokat argjilore të Wiltshire, të shtrira nën figurën e lashtë të Kalit të Bardhë në kodër, një vend me prejardhjen e vet ende të dukshme në fshatra, pallatet jacobeane dhe mozaikun e fushave. Kjo ndjenjë e përkatësisë së thellë në një vend shprehej në common law-in anglez, të përcaktuar nga zakonet, tradita dhe precedentët si një shtresë guri; përforcuar edhe nga anëtarësimi në institucione, që nga ekipi i kriketit te Kisha e Anglisë, secila me kodet e tyre. E gjithë kjo duhej ruajtur. Kjo ishte arsyeja pse ai ishte konservator dhe, megjithëse Kantian nga instinkti, një Hegelian në bindjen se idetë e njerëzve për botën ishin formuar nga gjuha, tradita, kultura, fryma e një vendi. Ai kishte parë mjaftueshëm shkatërrime, që nga zhvilluesit vandalë që shqyenin zemrat e qyteteve georgiane, apo nga protestuesit në Paris në 1968-ën, për të ditur se ai përkiste, këmbëngulës, në anën tjetër.
Dhe ky nuk ishte një vend për të qenë. Konservatorët anglezë e shihnin të menduarit si të pasigurt dhe nuk grumbullohehsin rreth abstraksioneve si francezët; ata besonin se idetë duhet të trashëgohen, pastaj të shpërfillen. Ai nuk ishte i kënaqur me mbrojtjen radikale të kapitalizmit dhe, adhurimi i tregut të lirë, si në mbretërimin e terrorit të Margaret Thatcher-it, nuk e joshte. Siç shkroi në "Kuptimi i Konservatorizmit", vlera thelbësore konservatore nuk ishte konkurrenca, por përkitja: mbrojtja e shoqërisë civile dhe një mënyrë e caktuar jete. Shteti duhet të qëndrojë i vogël, jo vetëm sepse burokratizimi ishte i keq, por sepse kur ndërhynte qeveria, njerëzit pushonin së ndihmuari njëri-tjetrin dhe kapitali shoqëror zvogëlohej. Ai e pa këtë të ilustruar në Europën Lindore, ku në vitet 1980 fshehurazi mbështeti çekët kundër një regjimi komunist në rrëgjim, i cili, duke kontrolluar gjithçka, u la atyre vetëm zbrazëtinë. Në të kundërt, i rënë një herë nga kali në gjueti, ai u shpëtua nga një gjahtar tjetër, i cili instinktivisht qëndroi pas. Ky shpirt i çmuar para-modern u bë gruaja e tij e dytë.
Gjuetia mishëronte vlera të tjera për të. I bënte klasat bashkë jo si të barabarta, por me një qëllim të përbashkët. Shprehte lirinë e tij, sipas zakonit dhe traditës, për të ndjekur atë qëllim nëpër fushat e fqinjëve. Gjerdhet që kapërcente ishin gjurmë e bujqësisë së vjetër të fermave, të cilën ai gjithashtu e kishte konservuar për disa vjet duke drejtuar një fermë në Sunday Hill dhe duke dhënë me qira barin e saj. Bukuria e tokës së tij, ndërsa ai iu kthye asaj, shkoi, siç thoshte Kanti, përtej kufijve të arsyes. Kjo ia bënte universin t'i dukej si shtëpi.
Dhe në fund, për të kjo ishte përmbledhja e Anglisë. Siç argumentonte në "Anglia: Një Elegji", në vitin 2000, nuk ishte një komb - kurrë nuk ia kishte dalë në këtë- por një shtëpi, në të cilën, si në shtëpinë e tij të vjetër në fermë, ai mund të hiqte çizmet, të mbushte një gotë verë dhe ta njihte këtë vend si të vetin. Teksa zaptuesit bënë vend në pjesën posaçërisht të tij, ai ishte shumë i ri, një djalë qyteti me dy dhoma në Albany jashtë Piccadilly-t me një theks ende të huaj. Por, ashtu si Mustafa, mjeshtri gurgdhendës vendas, ai e kishte mësuar artin antik të të bërit vend.
Edhe idetë e tij u zbutën nën 'ndikimin' e barit. Ai fliste ngrohtësisht për feminizmin, si pjesë e reformës natyrore, duke mohuar vetëm llojin destruktiv të tij. I vinte keq për mendimet e shprehura mbi homoseksualitetin; gjë e ndërlikuar. Përballë çdo marrëzie nga e majta, megjithatë, ai rrinte në gatishmëri të lartë- gati, sapo e dëgjonte, për të kapur kamxhikun dhe përkrenaren duke thirrur "Përpara!"
*Përktheu: Alfred Lela
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38