Flash News

KRYESORE

OBSH: Covid-19 është 10 herë më vdekjeprurës sesa gripi i derrit

OBSH: Covid-19 është 10 herë më vdekjeprurës sesa gripi

Virusi i ri Covid-19 është 10 herë më vdekjeprurës sesa gripi i derrit, i quajtur gjithashtu H1N1, i cili shkaktoi një pandemi globale në 2009, tha Organizata Botërore e Shëndetit, teksa ka kërkuar që masat e kontrollit të hiqen gradualisht.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë virtuale nga Gjeneva se organizata po mësonte vazhdimisht për virusin e ri që ka mbërthyer globin, i cili tani ka vrarë afro 115,000 njerëz dhe ka infektuar mbi 1.8 milion të tjerë.

"Ne e dimë që COVID-19 përhapet shpejt, dhe ne e dimë se është vdekjeprurëse, 10 herë më vdekjeprurëse se pandemia e gripit të vitit 2009", tha ai.

OBSH thotë se 18.500 njerëz vdiqën nga "gripi i derrave", ose H1N1, i cili u zbulua për herë të parë në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara në Mars 2009, por mjekësia Lancet vlerësoi se numri i tyre ishte midis 151.700 dhe 575.400.

Të fundit