Flash News

KRYESORE

OBSH: Filtrat e cigareve janë ndotësi numër 1 në botë

OBSH: Filtrat e cigareve janë ndotësi numër 1 në botë

Pipat dhe qeset plastike janë lakuar gjerësisht si ndotësit kryesorë, por radarit i ka shpëtuar një problem akoma edhe më i madh, që janë bishtat e cigareve, të cilat sipas OBSH-së kanë zënë vendin e parë për ndotjen në botë.

Shumë duhanpirës supozojnë se filtrat përbëhen nga një material biodegradues, por në fakt ato përbëhen nga celuloza acetate, një lloj plastike që mund të zgjasë deri në një dekadë për t’u tretur.

Rreth 6 trilionë cigare prodhohen çdo vit dhe mbi 90% e tyre përmbajnë filtra, gjë që tregon se proshohet më shumë se një milion ton plastikë.

Rreth dy të tretat e tyre hidhen në mënyrë të papërgjegjshme përdhe dhe shkelen me këmbë, duke ndotue kështu ambientin tokësor dhe ujor.

Bashkimi Evropian po përpiqet t’i japë një zgjidhje kësaj situate përmes disa rregullave të reja të cilat kërkojnë që industria e duhanit të financojë pastrimin e bishtave të cigareve, si pjesë e një iniciative më të gjerë për të zvogëluar sendet plastike me përdorim të vetëm.

Të fundit