Flash News

KRYESORE

OBSH shpalli zyrtarisht koronavirusin pandemi, çfarë do të ndodhë tani

OBSH shpalli zyrtarisht koronavirusin pandemi, çfarë do të

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) pak më parë në një deklaratë shpallën Koronavirusin pandemi. Kjo është diskutuar prej disa kohësh tashmë nga epidemiologë por vetëm mungonte  vetëm konfirmimi zyrtar nga OBSH-ja.

Pandemitë nuk kanë asnjë lidhje me ashpërsinë e një sëmundjeje por kanë të bëjnë me përhapjen e saj gjeografike. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, një pandemi është shpallur kur një sëmundje e re për të cilën njerëzit nuk kanë imunitet përhapet në të gjithë botën përtej pritshmërive.

Tani që OBSH ka shpallur COVID-19 pandemi, çfarë do të thotë ?

OBSH ka theksuar se përdorimi i fjalës "pandemi" nuk sinjalizon një ndryshim në qasjen e tij. Ajo i nxit vendet të "zbulojnë, testojnë, trajtojnë, izolojnë, gjurmojnë dhe mobilizojnë njerëzit e tyre".

Prof Nigel McMillan nga Instituti i Shëndetit Menzies në Queensland, Australi, thotë se një deklaratë pandemike paralajmëron autoritetet shëndetësore që të  bëjnë më shumë se sa veç ndalimit të udhëtimeve

"Kjo përfshin përgatitjen e spitaleve tona për një fluks të madh të pacientëve, grumbullimin e antiviralëve dhe këshillimin e publikut që kur të vijë koha, ata do të duhet të mendojnë për gjëra të tilla si të qëndrojnë në shtëpi nëse janë të sëmurë, distanca sociale, duke shmangur tubimet e mëdha etj." thotë McMillan.

McLaws thotë se kjo mund të dëshmojë dhe atë që mund të konsiderohet pjesa më e vështirë e një qeverie, duke qenë se duhet të inkurajojnë njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre.

Herën e fundit që OBSH deklaroi një pandemi ishte shpërthimi i H1N1 në 2009, që infektoi gati një të katërtën e popullsisë së botës. Megjithatë, ai vendim u kritikua për krijimin e panikut të panevojshëm. SARS nuk u vlerësua si pandemi, pavarësisht se preku njerëzit në 26 vende.

Të fundit