Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bernard-Henry Levi
Ndërsa e shkruaj këtë nga Berlini, unë jam i rrëgjuar përpara imazheve të zjarrit, shkatërrimit dhe hirit që kanë vënë poshtë Notre-Dame de Paris - Zonja jonë e Parisit. Ajo është një thesar i qytetërimit, si për ata që besojnë në qiell, ashtu edhe për ata që jo. Ajo përfaqëson Europën e bukurisë, të shpresave të shenjta, të madhështisë dhe të sofistikimit. Ashtu si ju, si të gjithë, jam zemërthyer.
Tragjedia thërret një varg kujtimesh. Pavdekësimi i katedrales nga Victor Hugo në 'Kurrizoja i Notre Dame', sigurisht, vjen në mendje. Po kështu, vargjet e Louis Aragonit:
Asgjë nuk është aq e fortë, as zjarri, as rrufetë,
Si Paris im sfidant ndaj rrezikut
Asgjë nuk është kaq e bukur sa ky Paris.
Dikush kujton gjithashtu një varg të Baudelaire: "Unë jam e bukur, o njerëz, si një ëndërr në gur". Nuk ishte shkruar për Notre Dame, por sigurisht mund të kishte qenë.
Kujtimet shtrihen larg, përtej fjalës së shkruar. Katedralja në vetvete ka qenë dëshmitare e shekujve të historisë franceze, duke përfshirë edhe episode që tani janë pjesë e legjendës. Ajo ka qenë bashkë me Francën përgjatë kalorësisë së saj mistike, në lavdinë dhe në errësirën e saj. Mendoj për meshën e festimeve të çlirimit të Parisit në vitin 1944, dhe për konvertimin e një motre të vogël atje. Unë qaj me të, qaj me të gjithë të krishterët që u është dashur të shohin kishën e tyre fizike të shkrumbohet në zjarr, fjolla e tymit duke marrë ndoshta me vete një pjesë të kishës së tyre të padukshme.
Mëngjesin e nesërm mendoj Notre Dame-n si Francën e Rezistencës. Ajo mishëron shenjtërinë gotike dhe qetësinë e Senës. Ajo është manifesti i besimit dhe bukurisë. Dhe, natyrisht, fjalët e Hugo dhe Aragonit janë ende atje, duke kërcyer në kokën time insomniake. Pyes veten se, si do të përballem me atë ditë. Si do të përballemi ne me të nesërmen? Hugo e ka përgjigjen: "Koha është arkitekti, por njerëzit janë muratorët".
Kah mesdita shpresoj vetëm që zjarri të jetë shuar tërësisht. Për një parizien, është torturuese të shohë imazhet e lakuara të zemrës së qytetit të përpira nga dhuna e flakëve. Ka rënë më shumë se një kishë. Në një farë mënyre, Notre Dame është vetë shpirti i njerëzimit dhe një pjesë e tij tani është plagosur.
Ne, parizianët besonim që Zonja jonë e përndritur të ishte e pavdekshme. Megjithatë, ja ku është, e plagosur dhe e pafuqishme ndaj fatit, siç ishim të gjithë ne ndërsa shihnim infernon. Megjithatë, bashkë me ato imazhe të keqardhjes ka mbërritur një valë ndjenje e miqësisë. Italianët, suedezët, irlandezët, spanjollët, kinezët, algjerianët - të gjithë janë bashkuar në lutje me popullin e Francës. Ashtu si pas një sulmi, të gjithë po thonë, Je suis Paris.
Më në fund, me djegien, Notre Dame na kujton brishtësinë e historisë dhe trashëgimisë sonë, të paqartësisë së asaj që kemi ndërtuar dhe natyrës së fundme të Europës mijëvjeçare, atdheut të arteve, ku Notre Dame është një nga dëshmitë më të mëdha.
Duke parë përpara, çfarë duhet të mendojmë? Çfarë duhet të bëjmë? Duhet të shpresojmë që sakrifica e Notre Dame do të zgjojë ndërgjegjet e përgjumura; se, përmes kësaj fatkeqësie, njerëzit do të kuptojnë se Europa është Notre Dame në një shkallë më të madhe. Më shumë se një bashkim politik, është një vepër e madhe e artit, një bastion i shkëlqyer i inteligjencës së përbashkët, por edhe një trashëgimi e rrezikuar.
Kjo trashëgimi është shumë e rëndësishme për të humbur. Nuk mund t'i lejojmë piromaniakët të ndajnë njerëzit e Europës. Ne duhet të kujtojmë se, së bashku, jemi ndërtues të tempujve dhe pallateve, krijues të bukurisë. Ky është mësimi i Notre Dame në këtë Javë të Shenjtë.
Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili për dy vjet ka bërë thirrje për unitet në rindërtimin e Europës, tani është duke bërë thirrje për unitet në rindërtimin e Notre Dame. Së bashku, ne duhet të rindërtojmë zemrën e Francës. Revista ime letrare La Règle du Jeu, do të kontribuojë në fondin kombëtar të hapur për këtë qëllim. I bëj thirrje të gjithë lexuesve të bëjnë të njëjtën gjë.
Ne njerëzit jemi jemi muratorët.
*Marrë nga Project Syndicate. Përkthimi në shqip nga Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38