Flash News

KRYESORE

Oerd Bylykbashi: Ofrimi i dorëheqjes nga Meta, goditje tjetër për mazhorancën

Oerd Bylykbashi: Ofrimi i dorëheqjes nga Meta, goditje tjetër për

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklarate e presidentit Ilir Meta është një tjetër goditje për mazhorancën, që refuron të dialogojë me opozitën.

Në studion e emisionit ‘360 gradë’, Bylykbashi nënvizoi se nëse kjo ndodh, atëherë do ishte një akt i rëndë, pasi ai është edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Megjithatë, ai nuk e sheh tek dorëheqja e Presidentit zgjidhjen e krizës politike por tek zgjedhjet e parakohshme.

“Deklaratën e presidentit Meta duhet ta zhveshim nga krahasimi i Salvador Allende për të kuptuar atë që është kryesore. Kërcënimi i Presidentit për dorëheqje, është Kreu i Shtetit. Nëse Kreu i Shtetit jep dorëheqjen kemi para një situatë shumë të rëndë. Është dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nuk është një figurë çfarëdo që nëse kërcënon me dorëheqje mund të themi po çfarë pastaj?

Edi Rama është përpjekur të zhvleftësojë figurën e çdo kundërshtari institucional apo politik, këtë ka bërë dhe me Presidentin. Bëri të njëjtën gjë me parlamentin. Deklarata e Presidentit Meta është thjesht goditje tjetër, tërmeti tjetër që nëse ndodh është tërmeti tjetër i parashikuar, i pritshëm që do të ndodhte pas asaj që ka ndodhur me dorëheqjet e grupit parlamentar të opozitës.

Besoj që duhet të shohim trajektoren për të parë nëse është kjo zgjidhja. Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme. Çdo lloj krize e thellë politike dhe kushtetuese kopmpozohet vetëm me zgjedhje. Është e vetmja mënyrë për ta kompozuar në mënyrë demokratike dhe pa konflikt tjetër”, sqaroi Bylykbashi.

Të fundit