Flash News

KRYESORE

Ofendimet i kryeministrit ndaj gazetarëve, Mustafaj: Ramën e kanë lëshuar nervat

Ofendimet i kryeministrit ndaj gazetarëve, Mustafaj: Ramën e kanë

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, në një intervistë në “News 24” ka folur për situatën e rënduar politike në vend.

I pyetur nëse akuza e prokurorisë është politike apo jo, ai është përgjigjur se akuza e mazhorancës për prokurorinë është më shumë një mënyrë për të mbrojtur Tahirin pasi nuk kanë asnjë argument tjetër.  

“Unë besoj se në këtë rast kjo akuzë nga maxhoranca është realisht një mënyrë për ta mbrojtur, në mungesë të argumenteve kushtetues atëherë maxhoranca përdori këtë argument për të manipuluar opinionin publik por edhe për të pasur një modus viventi.

Unë besoj që edhe nga përvoja ime, qoftë në opozitë dhe qoftë në pushtet, moralisht dhe psikologjikisht maxhoranca është e gërryer, bosh dhe e pamotivuar. Energjitë e saj janë përqendruar në një çështje që e bënë kauzë, mbrojtja e Saimir Tahirit. Më ka ardhur keq që mobilizuan edhe Xhafën. Që me disa javë në detyrë e nxori zbuluar 4-vjeçarin e Saimir Tahirit. E di që Xhafa është njohës i mirë i ligjit dhe Kushtetutës. Detyrohet Xhafa të dalë jashtë profesionit të tij, jashtë sjelljes publike, do të thotë që urdhri i eprorit të tij, kryeministrit ka qenë i tillë që nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo. Sa ndihet opozita e forcuar në këtë situatë…sigurisht një nga çështjet e denoncuara nga opozita ka qenë denoncimi i krimit dhe korrupsionit. Në këtë kuptim opozita ka të drejtë të ndihet e mobilizuar”, ka deklaruar Mustafaj.

Për sa i përket ofendimeve të Ramës ndaj gazetarëve ish-ministri e konsideron si një fakt, që siç shprehet ai, tregon se Ramin e kanë lëshuar nervat.

“Unë besoj se kjo është tregues i faktit që Ramën e lëshuan nervat. Rama në një krizë nervore të rëndë. E them me bindje të plotë. Sjellja, gjestikulacioni ka qenë shprehje e humbjes së kontrollit të nervat. Shqetësues jo vetëm për lirinë e mediave por shoqërinë shqiptare. Rama si aktor i mirë në llojin e tij, e përdor këtë për të tërheq vëmendjen që të mos jetë gjithë vëmendja tek votimi në parlament dhe arsyen që e çuan këtë maxhorancë në një votim të tillë. Ka nevojë të krijojë një zhurmë tjetër që të tërheqë vëmendjen. Duhet parë në dy anët e veta. Si gazetar i vjetër, dhe si një nga njerëzit që një pjesë të madhe të jetës e kam të lidhur me letrat, e quaj një akt shumë të rëndë, një gjest vërtetë për intimidimin e medias dhe besoj se organizatat tuaja do informojnë institucionet homologe në Europë e më tej. Rama është nga ata politikanë që dëgjon vetëm kur kërbaçi vjen nga jashtë”,- deklaron Mustafaj

Të fundit