Flash News

KRYESORE

Ofendimi i radhës, gazetarja ironizon nga studio kryeministrin Edi Rama

Gazetarja Ola Bruko nuk ka kursyer ironinë me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit ofendoi kolegët e saj të pranishëm në ambientetet ku po zhvillon punimet Asambleja e Partisë Socialiste.

“Mirëmëngjes kazan”, ishte ofendimi i Ramës për gazetarët, ndërsa Bruko, e cila ishte në lidhje direkte nga studio e ‘News 24’, u shpreh: “Po, mirëmëngjes nga ky kazan që do të transmetojë tani ‘live’ mbledhjen e Asamblesë së PS-së.”

Provokimi i Ramës edhe këtë herë nuk kishte asnjë shkak, ndërkohë që gazetarët ishin të pranishëm aty për të bërë detyrën e tyre.

Sonila Meço zbulon emrin e emisionit të ri në ‘Top Channel’ dhe të ftuarin e parë, i shpallur në kërkim nga Edi Rama

Të fundit