Flash News

KRYESORE

Ofendoi arbitrin, dënohet mesfushori i kombëtares shqiptare

Ofendoi arbitrin, dënohet mesfushori i kombëtares shqiptare

Mesfushori i Kombëtares shqiptare që luan me skuadrën e Atletico B, Keidi Bare është ndëshkuar me 8 ndeshje pezullim pasi ofendoi rëndë arbitrin gjatë ndeshjes kundër Deportivo Fabril.

Mesfushori shqiptar u ndëshkua me të verdhë në minutën e 14 dhe nuk e kontrolloi dot veten, duke fyer gjyqtarin. “Qenke budalla! Seriozisht qenke budalla! Bir k…, je një bir k…!”, ishin fjalët me të cilat Bare ju drejtua arbitrit.

Me këtë dënim, Bare do të duhet të luaj në ndeshjen e gjashtë të kampionatit të sezonit të ardhshëm.

Të fundit