Flash News

KRYESORE

Ofendoi dhe shau bashkëshorten, arrestohet 46 vjeçari nga Lushnja

Ofendoi dhe shau bashkëshorten, arrestohet 46 vjeçari nga Lushnja

Një 46 vjeçar nga Lushnja ka rënë në pranga të policisë së Lushnjes  pasi ka sharë dhe ofenduar bashkëshorten e tij.

Mësohet se ka qenë bashkëshortja e Ferdinant Çelës, shtetasja N.Ç, e cila ka bërë denoncimin në polici, ndërsa ndaj saj është lëshuar një urdhër-mbrohjtje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Ferdinant Çela, 46 vjeç, banues në fshatin Ngurëz e Vogël, Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka sharë dhe ofenduar bashkëshorten e tij shtetasen N.Ç, 49 vjeçe, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka lëshuar urdhër mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga Nenet 321 dhe 130/a/4 të Kodit Penal.

Të fundit