Flash News

KRYESORE

Ofendoi turqit, politikani gjerman jep dorëheqjen nga funksionet në parti

Ofendoi turqit, politikani gjerman jep dorëheqjen nga funksionet në

Një deputet i ekstremit të djathtë gjerman dha sot dorëheqjen nga funksionet drejtuese në partinë e tij ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) pasi i cilësoi turqit ”tregtarë farërash” dhe ”çobanë devesh”, deklarata që tronditën vendin.

Andre Poggenburg, 42 vjeç, do të largohet në fund të muajit mars nga kryesia e grupit AfD në Parlamentin e Shtetit rajonal të Saksonisë së Poshtme si dhe nga drejtimi i partisë në këtë land të ish-RDGJ-së, ku partia e ekstremit të djathtë, islamofobe dhe kundër imigrantëve është veçanërisht e mirëpozicionuar.

Ai njoftoi se vendosi të japë dorëheqjen për të ulur presionin e madh, kryesisht atë mediatik, që vërshoi mbi grupin parlamentar dhe partinë pas deklaratës së bërë më 15 shkurt gjatë një takimi politik në publik dhe që kishte në shënjestër shtetasit turq që jetojnë në Gjermani.

Ai i cilësoi ”tregtarë farërash” dhe i ftoi ”çobanët e deveve” të ktheheshin nga kishin ardhur.

Të fundit