Flash News

KRYESORE

“Oferta” e Sportingut për ta bindur Ronaldon të mbyllë karrierën aty ku e nisi

“Oferta” e Sportingut për ta bindur Ronaldon të

Edhe pse në moshën 34-vjeçare, Cristiano Ronaldo po kalon periudhën më kulminante të karrierës së tij dhe ish-ekipet ku është aktivizuar e kanë gjithmonë në vëmendje.

Së fundmi ka qenë Sportingu I Lisbonës, klubi I cili sipas mediave portugeze, kërkon të “bindë” Ronaldon t’i kalojë ditët e fundit të karrierës së tij tek ekipi ku e nisi.

Ajo që po përflitet lidhet me emrin e stadiumit “Jose Alvalades”, të cilit klubi dëshiron t’ia ndryshojë emrin duke I vënë atë të Ronaldos.

Drejtuesit e klubit portugez duan që ta bindin CR7 në këtë aventurë të fundit, duke i titulluar stadiumin dhe duke i lënë dorë të lirë në të drejtat e emrit.

Të fundit