Flash News

KRYESORE

Oferta e televizionit rus për Jose Mourinho-n, 1.9 milionë euro për katër ditë

Oferta e televizionit rus për Jose Mourinho-n, 1.9 milionë euro

Televizioni rus ‘RT’ ka kërkuar që Jose Mourinho të jetë një prej analistëve gjatë kampionatit Botëror që do të mbahet në Rusi.

Televizioni në fjalë i ka ofruar trajnerit portugez një ofertë të majme, 1.9 milionë euro për katër ditë, ose 475 mijë euro në ditë. 4 ditët në fjalë do të jenë pikërisht 4 ditët e para të finaleve të botërorit, që starton më 14 qershor.

Trajneri portugez do të jetë në dispozicion të televizionit rus edhe për ndeshjen finale, por nëpërmjet një lidhjeje satelitore.

Të fundit