Flash News

KRYESORE

OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë, gazetari i publikon foton me Ramën

OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë, gazetari i publikon

Ardian Çapja, një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare është bërë subjekt i OFL, e cila i kërkoi pak ditë më parë të deklarojë pasurinë.

Sipas OFL, 52 vjeçari ka qenë i arrestuar për veprat penale ”Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Megjithatë, gazetari Artan Hoxha tha se operacioni Forca e Ligjit është e vështirë të besohet, ndërsa publikoi në emisionin Opinion në tv Klan një foto të kryeministrit Edi Rama me per Ardian Çapjan.

“Jemi para fushatës së zgjedhjeve, personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardian Çapja, ky është kryeministri. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet.

Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, dhe që i ka favorizuar. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Kur kryeministri Rama prezantonte KÇK, tha se gjyqtarë të caktuar nxjerrin nga burgu kriminelë. Ngjarja që ai iu referua ishte nxjerrja e nipit të Çapes nga paraburgimi me vendim të gjyqtarit Kullolli.

Në kohën kur kemi në burg një të penduar që ka patur lidhje me vrasjen që ai akuzohet, gjyqtari vete e liron këtë person. Sapo del lista ky person i është lexuar emri dhe është thënë që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një sërë vrasjesh. Një foto tjetër të këtij personi e ke vetëm kur i kanë bërë atentat ose kur e kanë arrestuar. Tani si ta besoj unë këtë?” tha Hoxha gjatë emisionit.

Të fundit