Flash News

KRYESORE

OFL i nis letër për pasurinë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit

OFL i nis letër për pasurinë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

- Dritan Dajti, me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake", "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës";

- Xhevdet Troplini, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Kush është Dritan Dajti

Dritan Dajti njihet si një nga personat më të rrezikshëm.

Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999.

Historia e tij u bë e bujshme kur Dajti u arratis me pranga në duar, në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca ndaj tij.

Arratia e tij zgjati 6 vjet, kur në vitin 2009, Dajti u dënua me burg përjetë për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda i pranoi atij disa kohë parë edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke i dhënë mundësinë të kryejë vetëm 25 vjet burg, ngjarje që është komentuar gjerësisht në media.

Të fundit