Flash News

KRYESORE

OFL sekuestron makinat e blinduara në pronësi të tre ‘të fortëve’

OFL sekuestron makinat e blinduara në pronësi të tre

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxori urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të:

Saimir Taullau, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ai është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Në vitin 2005, vëllai i tij, Baki Taullau ekzekutohet me armë zjarri.

Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares dhe ka akuzuar prestarët e kësaj bande për vrasjen e Baki Taullaut.

Dashamir Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

Pas një procesi të nisur në vitin 2015 atij i janë sekuestruar pasuritë që disponon dhe mësohet se i janë konfiskuar pasuri me vlerë 200 milionë lekë të reja të cilat më pas i janë kthyer me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda në vitin 2017. Po ashtu, biznesmenit Gjoka i është bërë një atentat.

Durim bamit banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit