Flash News

KRYESORE

OFL u kërkon deklarimin e pasurisë tre ‘të fortëve’ në Lezhë dhe Kurbin  

OFL u kërkon deklarimin e pasurisë tre ‘të

Operacioni Forca e Ligjit ‘zbarkon’ në Lezhë ku i kërkon të justifikojnë pasurinë tre personave të dënuar për vrasje, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik.

Bëhet fjalë për:

Gëzim Çelaj banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Arben Prendi banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Perikli Marku banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit