Flash News

KRYESORE

OFL zbarkon në Shijak, nën shënjestër dy ‘të fortët’: Deklaroni pasurinë!

OFL zbarkon në Shijak, nën shënjestër dy ‘të

Operacioni “Forca e Ligjit” iu ka dërguar ditën e sotme formularin për deklarimin e pasurisë dy “të fortëve” në Shijak.

Kërkesa për vetëdeklarim të pasurisë i  ka shkuar Astrit Balliu (Avdyli) banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Vrasja me paramendim". Avdyli njihet ndryshe si kreu i bandës së Shijakut.

Sakaq nën shënjestër do të jetë edhe Astrit Keçi  banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale "Trafikim i narkotikëve", me 30 vite burg.

Sipas njoftimi të OFL, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

Astrit Avdylaj (Balliu) banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Vrasja me paramendim";

Astrit Keçin banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale "Trafikim i narkotikëve";

Të fundit