Flash News

KRYESORE

I ofron policit 20 euro për të kaluar kufirin, arrestohet 31-vjeçari

I ofron policit 20 euro për të kaluar kufirin, arrestohet

Policia kufitare në Korçë ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë një efektiv, me qëllim kalimin e kufirit.

31-vjeçari i identifikuar si shtetasi Besmir Bega, e ka patur të ndaluar të udhëtojë në hapësirën Schengen për shkak se herën e fundit kishte tejkaluar kufirin e kohës së lejueshme të qëndrimit.

Kur oficeri i ka kërkuar pasaportën, ai ka vendosur brenda saj edhe një kartmonedhë 20-euroshe.

Por pas verifikimit të kryer agjentët e kufirit e kanë prangosur Begën, nën akuzën e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Të fundit