Flash News

KRYESORE

Ofronin shërbime "extra" kundrejt pagesës, arrestohet menaxherja e qendrës së masazheve

Ofronin shërbime "extra" kundrejt pagesës, arrestohet

Është zbuluar një tjetër qendër masazhesh në Tiranë, që ofronte shërbime “extra” për meshkujt kundrejt pagesës.

Në pranga është vënë menaxherja e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe është shpallur në kërkim administratorja. Ndërkohë që procedohen të lira tre punonjëset e qendrës së masazhit.

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.

Në kërkim u shpall administratoria e qendrës së masazhit, shtetasia A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh.

Të fundit