Flash News

KRYESORE

OKB kundër BE-së: Politikë çnjerëzore me Libinë kundër emigrantëve

OKB kundër BE-së: Politikë çnjerëzore me Libinë

Një sulm i ashpër ndaj politikës evropiane dhe mbitëgjitha italiane ndaj emigrantëve mbërriti sot nga OKB-ja. Komisari i lartë për të drejtat e njeriut, princi jordan Zeid Raad al-Hussein e cilësoi “çnjerëzore” bashkëpunimin e Bashkimit Evropian me Libinë për administrimin e flukseve migratore nga Afrika. “Politika e Bashkimit Evropian për të ndihmuar rojen bregdetare libiane në pikasjen dhe kthimin e migrantëve në Mesdhe është çnjerëzore”, janë fjalët e përdorura nga funksionari i OKB-së.

"Vuajtja e emigrantëve të burgosur në Libi është një dhunim ndaj ndërgjegjes njerëzore”, - vijoi princi përmes një njoftimi.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të vazhdojë të mbyllë sytë përballë horroreve të paimagjinueshme të pësuar nga emigrantët në Libi dhe të pretendojë se situata mund të përmirësohet vetëm duke përmirësuar kushtet e burgosjes”, tha Zeid duke e cilësuar situatën “katastrofike”.

Të fundit