Flash News

KRYESORE

OKB: Princi saudit Bin Salman përgjegjës për vrasjen e gazetarit Khashoggi

OKB: Princi saudit Bin Salman përgjegjës për vrasjen e gazetarit

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe zyrtarë tjerë të mbretërisë, akuzohet se janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.

Kështu thotë raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, e cila shton se ka të dhëna të besueshme për përfshirjen e tyre dhe se duhen hetuar ende nga një trup i pavarur ndërkombëtar.

Khashoggi u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll nga agjentë sauditë. Autoritetet e Arabisë Saudite deklaruan se agjentët nuk vepruan nën urdhrat e princit saudit. Mbretëria saudite është duke gjykuar 11 persona për vrasjen e Khashoggit dhe kërkon dënim me vdekje për pesë prej tyre.

Sipas Callamard, procesi gjyqësor ka dështuar që të përmbushë procedurat dhe standardet ndërkombëtare, andaj ka kërkuar pezullimin e këtij procesi.

Khashoggi, 58-vjeçar, kolumnist për të përditshmen, The Washington Post, dhe kritik i zëshëm i princit Mohammed, u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite më 2 tetor të vitit të kaluar, për të siguruar dokumentet që i duheshin për t’u martuar me të fejuarën e tij, Hatice Cengiz.

Hetuesit thanë se Khashoggit iu injektua një sasi e madhe e drogës, që shkaktoi mbidozë. Në vazhdim, pjesëtarë të ambasadës ia copëtuan trupin dhe e dërguan në një vend të panjohur për ta fshehur.

Të fundit