Flash News

KRYESORE

OKB publikon shifrat: Rreth 137 gra vriten çdo ditë në botë

OKB publikon shifrat: Rreth 137 gra vriten çdo ditë në

Sipas të dhënave të zyrës së Kombeve të Bashkuara për krimin dhe drogën, mesatarisht 137 gra vriten çdo ditë në botë nga partneri apo një i afërm i familjes.

OKB shprehet se vendi ku gratë janë më të rrezikuara është pikërisht shtëpia. Më tepër se gjysma e 87 mijë grave dhe vajzave të vrara në vitin 2017, vdiqën prej duarve të njerëzve të afërt. Afërsisht 30 mijë humbën jetën prej partnerit dhe gati 20 mijë nga ndonjë familjar.

Raporti thekson se më të rrezikuarat nga vrasja prej partnerit apo familjarëve janë gratë në Afrikë, ndërsa Azia ka numrin më të madh të grave që kanë gjetur vdekjen në këtë mënyrë në vitin 2017.

Sipas OKB-së, një pjesë e madhe e dhunës ndaj grave nuk raportohet tek autoritetet dhe mbetet e fshehur.

Të fundit