Flash News

KRYESORE

OKB reagon për shembjen e TK: Po ndjekim me shqetësim tensionin e krijuar

OKB reagon për shembjen e TK: Po ndjekim me shqetësim tensionin e

Lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar dhe zyra e OKB-së në Tiranë. Përmes një reagimi në twitter, OKB shprehet se ka ndjekur me shqetësim tensionin e krijuar mbi këtë ngjarje, ndërsa vë theksin tek dialogu për të ulur rreziqet që mund të ndkojnë në unitetin kombëtar.

"OKB në Shqipëri ka ndjekur me shqetësim tensionin e krijuar nga prishja e Teatrit Kombëtar dhe thekson rëndësinë e forcimit të unitetit kombëtar dhe rritjes së besueshmërisë mes autoriteteve dhe qytetarëve, veçanërisht gjatë menaxhimit të pandemisë së Covid-19.

Më shumë se kurrë, përpjekjet për të siguruar dialog, transparencë dhe kohë shtesë për të siguruar përputhshmëri të plotë me ligjin mund të ndihmojnë në zbutjen e rreziqeve të lidhura me veprime që mund të prishin unitetin kombëtar.

OKB thekson rëndësinë e së drejtës për protestë paqësore dhe liri të shprehjes, në përputhje me ligjin dhe praktikën demokratike.", thuhet në reagim.

Të fundit