Flash News

KRYESORE

"Olenna Tyrell" e Game Of Thrones vdes pas një lufte sekrete me kancerin

Diana Rigg, e cila njihet më shumë për rolet e saj në 'Game Of Thrones' dhe 'The Avengers' ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Aktorja që ka luajtur "Olenna Tyrell" ka vdekur si pasojë e një beteje të fshehtë me kancerin, pasi ishte diagnostikuar që në mars.

Agjenti i saj ndau lajmin në një deklaratë sot, duke thënë: "Me një trishtim të jashtëzakonshëm ju lajmërojmë që Dame Diana Rigg vdiq paqësisht herët në mëngjes."

"Ajo ishte në shtëpi me familjen e saj të cilët kanë kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë. Dame Diana ishte një ikonë e teatrit, filmit dhe televizionit. K fituar çmime Bafta, Emmy, Tony dhe Evening Standard Awards për punën e saj në skenë dhe ekran. Damë Diana ishte shumë e dashur dhe admiruar në profesionin e saj. Do të na mungojë shumë."

Rigg luajti edhe konteshën Teresa di Vicenzo, ose Tracy Bond, gruaja e parë dhe e vetme e James Bond, në filmin e vitit 1969 “On Her Majesty’s Secret Service”.

Të fundit