Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Oligarkët' ofrojnë miliona, njerëzit kërkojnë thërrime. A ka diçka joserioze në këtë 'spektakël të solidaritetit'?!
Balfin Group është më i fundit ndër kompanitë e mëdha në Shqipëri, ato që për shkak të terminologjisë së opozitës kanë filluar të njihen si 'oligarkët'. Një njoftim për shtyp i Balfin fliste për 1.2 milion euro të ofruara si ndihmë për emergjencën e tërmetit, shto këtu edhe 'aksesorë' të tjerë që vinin nëpërmjet dyqaneve apo nënkompanive të grupit.
Kastrati ka ofruar gjithashtu 1.5 milion euro dhe Gener 2 njëzet shtëpi për ata që kanë humbur banesat nga tërmeti.
Përveç Gener 2, që ofron një gjë konkerete, 1 apo 20 shtëpi janë diçka që shihet, shumat marramendëse që ofrohen nga kompanitë e tjera, sa kohë nuk janë të detajuara apo të adresuara, ngjajanë më shumë si pjesë e 'spektaklit të solidaritetit' që ka përfshirë së fundmi të madh e të vogël.
Gazetarët e Politiko.al që ishin dje në Thumanë, janë përballur me një realite tjetër nga bollëku dhe solidariteti që rrjedh lumë në njoftimet e kompanive apo statuset në Facebook. Ka njerëz që nuk kanë çadra, dysheke, batanije dhe gjëra të tjera elementare.
Sa kohë që nuk janë konkretë, kompanitë e fuqishme shqiptare duket se nuk po bëjnë asgjë me shumë se sa menaxhuar marrdhëniet me publikun, duke bërë PR (public relations).