Flash News

KRYESORE

Olsi provokon Ambren në sy të Fiorentines: Do takohemi?

Olsi provokon Ambren në sy të Fiorentines: Do takohemi?

Rivaliteti Fiorentina-Ambra duket të ketë marrë fund bashkë me Big Brother, të paktën siç thonë çifti Olsi-Fioretina. Ndonëse u shpreh se mes tyre ka mbetur vetëm respekt, Olsi tentoi sot në “Thumb” të provokonte Ambrën, duke e telefonuar për ta ftuar për kafe.

Megjithatë Ambra, shkaku i xhelozisë së Fiorentinës brenda BB, nuk e dha veten duke thënë se nuk e njihte kush ishte nga zëri. Në fund, e lanë që kur të kthehej Ambra në “Bllok numrit direkte!”, pasi Ambra nuk e kishte numrin e tij. Po përveç Ambrës, tani ish-banores së Big Brother i janë vënë pas ish-të dashurat e Olsit. Kështu beson ajo: javës që shkoi, i erdhën disa mesazhe ku i shkruanin se lidhja e tyre ishte e shtirur dhe se do të ndahej me Olsin brenda javës.

Për më teper shihni videon.

Të fundit