Flash News

KRYESORE

Olsi Rama Drejtor i Përgjithshëm i Partizanit?

Olsi Rama Drejtor i Përgjithshëm i Partizanit?

Veç ndyshimeve në stafin teknik, te Partizani pritet të ketë dhe ndryshime në stafin drejtues. Dhe nuk është një emër aspak i panjohur. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Fation Shehu në emisionin Rubrika Sportive në RTSH, i cili tha se Moxhi ka nisur një bashkëpunim me Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubit të Partizanit.

“Vendimi për të larguar trajnerin Iuliano është marrë nga Moxhi dhe po ashtu riemërimi i Sulejman Starovës në krye të pankinës është po vendim i Moxhit, i cili po bën ndryshime.

Nga informacionet që kam, Drejtori i Partizanit ka nisur një bashkëpunim edhe me një ish-sportist. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubi. Do të jetë Drejtor i Përgjithshëm. Moxhi po kërkon një riformatim të klubit dhe një bashkëpunim sa më të gjerë”, u shpreh Fation Shehu

 

Të fundit