Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë Gaia-n

Olta Boka është bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke bashkuar duart me vajzën e vogël.

Këngëtarja ka zbuluar dhe emrin e vogëlushes.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj , perendesha e jeteve tona
Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet!
Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij!
Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire, kjo fale edhe profesionalizmit te stafit mjekesor te @spitalihygeiatirane @mario_karaj_
Falenderime te perzemerta per Doc. Leonard Solis, Doc. Helidon Klosi, Doc. Erandi, mamine Shpresa Toska dhe te gjithe stafit asistues
Fale jush cdo gje ishte me e thjeshte ”,
ka shkruar Olta krah postimit.