Flash News

KRYESORE

Olta Gixhari: E urrej barazinë gjinore

Olta Gixhari: E urrej barazinë gjinore

Në përgjithësi vajzat dhe gratë 'bërtasin' me të madhe të drejtën e tyre për të qenë të barabartë në shoqëri. Kjo ndodhu kudi, në gjithë botën. E madje ka dhe lëvizje e organizata të ndryshme në gjithë globin që mbrojnë të drejtat e grave por aktorja Olta Gixhari e urren këtë gjë.

Në "Thumb" ajo ka rrëfyer se dëshiron të ndihet femër.

“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam por lekët burrit ja marrim. Lere se çfarë themi ne por çfarë ndodh përreth. E duan por i pyesin për lekët tek banka. Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm monetarisht por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër. Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër kush është mashkull,”- ka thënë Olta.

Të fundit