Flash News

KRYESORE

Olta Gixhari 'krushqi në djep' me Xhemi Shehun

Olta Gixhari 'krushqi në djep' me Xhemi Shehun

Po po, e dëgjuat mirë, Olta Gixhari do të bëjë krushqi me Xhemi Shehun. Kjo është dëshira e aktorës Olta Gixhari pas fotos që ka publikuar Xhemi me djalin e saj në Instagram.

Moderatorja e “Portokalli” është nënë e dy djemve të cilët jo rastësisht janë aq të bukur, të cilët kanë marrë shumë nga tiparet e Xhemit.

Në foton që Xhemi ka postuar në Instagram me Martinin ka arritur të rrëmbeje vëmendjen e Oltës e cila shpreh dëshirën të bëjë një vajzë, dukë lënë të kuptohet që “e do Martinin për dhëndërr”.

“Ishalla bëj një gocë, vetëm kaq po them,” ka komentuar Olta në foton e Xhemit.

Të fundit