Flash News

KRYESORE

Olta Gixhari merr vendimin e prerë: Do iki nga Shqipëria, s’mund të jetoj me këtë rrogë

Olta Goxhari, është një nga aktoret më të përfolura shqiptare. Jo vetëm për rolet që ka interpretuar, por edhe për jetën e saj e fotot provokuese që poston herë pas here në rrjetet sociale.

Megjithatë, duket se jeta në Shqipëri nuk e përmbush bukuroshen Gixhari, ndaj ka marrë një vendim të prerë për tu larguar një herë e mirë nfa Shqipëria dhe planet e saj për të ardhmen t’i realizojë në një vend tjetër.

Në një intervistë për “Pop Culture” Olta tha se me rrogën e aktorit që merr aktualisht e ka të pamundur të bëjë jetën që do, ndaj planifikon të zhvendoset në Amerikë.

“Mendoj të jetoj në Amerikë, duhet të shkoj në një vend tjetër për të realizuar diçka, por jo në Hollywood. Nuk e kam pasur kurrë ëndërr të jem pjesë e Hollywood, jam modeste, jam me këmbë në tokë” – u shpreh Olta.

Të fundit