Flash News

KRYESORE

Olti Curri hap "sherr të ri", i drejtohet Ledri Vulës: E keni ulur standardin në WC

Olti Curri "nuk rri dot" pa një sherr, ndaj kësaj radhe ka zgjedhur Ledri Vulën. Në profilin e tij në Instagram, Curri ka publikuar disa video të shkurtra, ku Ledri është i ftuar më emisionin "NIN" në Klan Kosova, në të cilin flet për projektet e reja por këshillon dhe kolegët.

"Është koha me e çu pak ma nalt nivelin, krejt janë bërë repera. E kena ul standartin",- shprehet Ledri.

Dhe Olti ia kthen: "Bravooo Ledri, bravo se e keni zhyt standartin në ëc."

"Ja psh kënga e fundit e Ledrit… një pjesë e tekstit. Ty t’kam prish unë, mu m’ke prish ti. Ti sun merr seriozisht e as unë ty en’shpi. Ti m’ke kqyr si gjys e 1 e gjys ti. Unë n’shpi në 2 e gjys e 3 e gjys ti"- shkruan Olti në postimin e tij.

Të fundit